Home Kronike Megaoperacioni me 32 të arrestuar, Policia e Shtetit jep detajet

Megaoperacioni me 32 të arrestuar, Policia e Shtetit jep detajet

230
0

Policia e Shtetit dhe Prokuroria kanë dhënë detaje në lidhje me operacionin “Rruga e Gabuar”, ku në pranga janë vënë 32 persona, mes tyre edhe një punonjës policie.

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu tha se gëtij grupi kriminal iu sekuestruan edhe 4 laboratorë që falsifikonin dokumenta.

Grupi kriminal përbëhet nga 36 anëtarë nga të cilët 32 janë arrestuar dhe 4 janë në kërkim. Nga personat e arrestuar 1 është punonjës i policisë kufitare.

Policia mes tjerash thekson faktin se janë sekuestruar edhe katër laboratorë që përdoreshin nga trafikantët për prodhimin e dokumenteve false.

Gjithashtu krahas arrestimeve, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme parash Cash dhe një armë e llojit automatik si dhe dokumente nga  karta identiteti tek skaner dhe fotokopje.

“Operacioni policor “Rruga e gabuar”, goditet grupi kriminal me 36 anëtarë të dyshuar. Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë dhe organet e tjera ligj zbatuese në vend, si dhe me ndihmën e agjentëve të Sigurisë së Shërbimit Diplomatik të atashuar në Ambasadën Amerikane (DSS), finalizuan me sukses operacionin e koduar “Rruga e gabuar”.

Gjatë këtij operacioni janë arrestuar 32 shtetas shqiptarë, mes tyre 1 punonjës policie, si dhe janë shpallur në kërkim 4 shtetas të tjerë. Nga të arrestuarit 6 prej tyre me masë sigurie “Arrest shtëpie”. Ndërkohë u zbuluan e sekuestruan 4 laboratorë në Shqipëri që shërbenin për falsifikimin e dokumenteve, pajisje të ndryshme si skaner, fotokopje, një sasi e madhe parash cash, certifikata, karta identiteti, një numër i konsiderueshëm dokumentash të personave si dhe një armë zjarri automatik.

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Më shumë nga Kronika

Më shumë nga Kronika

Lajmet e Fundit

Te Fundit