Home Sport Nuk mjafton dopieta e Ronaldos, Parma shokon Juven

Nuk mjafton dopieta e Ronaldos, Parma shokon Juven

192
0

Juventus konfirmon momentin e vështirë edhe në kampionat. Pas eliminimit në Kupën e Italisë, skuadra bardhezi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 3-3 ndaj Parmës. Në “Allianz Stadium” ekipi i Massimiliano Allegrit tregoi dobësi të mëdha në repartin difensiv nga mungesat e Chiellinit dhe Bonuccit.

Dominimi është i dukshëm në pjesën e parë, por Juventus do të gjente vetëm në një rast rrugën e rrjetës me Cristiano Ronaldon në minutën e 37-të. Fraksioni i dytë do të ishte më emocionues, me Juventus që shënoi golin e dytë me Ruganin në minutën e 62-të. Gjithsesi Parma reagoi mjaft mirë duke shkurtuar shifrat me një goditje me kokë të Barilla.

“Zonja e Vjetër” u zgjua sërish duke realizuar golin e tretë me Ronaldon, i cili këtë herë shënoi me kokë duke u ngjitur në krye të golashënuesve`. Ky ishte goli i 17-të këtë sezon në Seria A, teksa vetëm Trezegue ka bërë më mirë se ai.

Në minutën e 74-të, Parma shkurtoi shifrat me një veprim të bukur të Gervinhos, teksa fintja e tij u devijua pak edhe nga Rugani. Kur dukej se ekipi torinez do të rrëmbente 3 pikët e radhës, Gervinho do të përfitonte nga përgjumja e mbrojtjes torineze duke shënuar golin e barazimi. Me këtë barazim Juventus ruan kryesimin

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit