Home Sport Pasaporta, arsyeja e mungesës së Mesit në lamtumirën

Pasaporta, arsyeja e mungesës së Mesit në lamtumirën

244
0

Futbollisti i Barcelonës, Leonel Mesi nuk shkoi në konferencën e lamtumirës së Andres Iniestës në “Ciutat Esportiva” ditë e sotme, sepse atij i ndodhi një ngjarje e paparashikueshme. Argjentinasi duhet të rinovonte pasaportën e tij, të bashkëshortes dhe të fëmijëve.

Mungesa e Mesit, së bashku me atë të Luis Suarez, ka tërhequr vëmendjen e të pranishmëve, pasi në konferencën për shtyp ishin të pranishëm të gjithë futbollistët dhe drejtuesit. “Pleshti” nuk kishte mundësi për të shoqëruar Iniestën në një moment të tillë aq të veçantë.

Gjithsesi ai e ka takuar para seancës stërvitore, ndërkohë që ende nuk ka dalë një datë zyrtare për ceremoninë e largimit të mesfushorit spanjoll në stadium. /Koha Jo

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Më shumë nga Sporti

Me shumë nga Sport

Lajmet e Fundit

Te Fundit