Home KURIOZITETE Në Romë mund të marrësh “me qira një të dashur Instagrami”

Në Romë mund të marrësh “me qira një të dashur Instagrami”

438
0

Je single dhe kërkon një të dashur që të të bëjë fotot teksa po shijon pushimet jashtë vendit?

Tani ekziston mundësia të marrësh me qira një ‘Të dashur Instagrami’. Ai është i dashuri ‘fals’, i cili do të të shoqërojë për tri orë në një tour mes bukurive të Romës, duke të bërë foto perfekte për t’u postuar.

Kjo iniciativë është lëshuar nga agjencia turistike amerikane “Roma Experience”, e specializuar për qytetet italiane.

Çmimi i të dashurit ‘gjoja’, i cili në të vërtetë është një fotograf profesionist, është 350 euro. Por, kjo nuk është e gjitha:

Me të mund të bësh edhe foto romantike, si psh: duke u përqafuar para Koloseut.

Tour –i: Tour-i privat përfshin monumentet më të famshme të kryeqytetit Italian, si Cappella Sistina, Vatikani, Koloseu dhe kushton 735 euro.

Për të patur ‘të dashurin e Instagramit’ është e nevojshme ama, të shtoni edhe 350 euro.

Një investim i tërë, por sipas agjensisë sjell avantazhe të mëdha: në krahasim me të dashurin real, ky i Instagramit nuk ankohet, nuk ka detyra të tjera, përveçse të bëjë foto për tre orë dhe është fotograf profesionist.

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Lajmet e Fundit

Te Fundit