Home Politike Ylli Manjani: As Erdogan nuk ka paketë anti-shpifje si Rama

Ylli Manjani: As Erdogan nuk ka paketë anti-shpifje si Rama

219
0

OCD (Obsesive Compulsory Disorder) e fjalës së lirë, mund të quhet urdhëri më i fundit i Kryeministrit.

Urdhëri i tij për të mbyllur gojën kritikës në vend është kulmi i dhunimit të lirisë së shprehjes!

Kjo është paketa e tij medemek Anti-Shpifje! Kush kritikon kërcënohet me akuzë pë Kallëzim të rremë, pavarësisht se nuk ka bërë kallëzim (shpikje e re kjo rilindase), ose me gjyqe civile për medemek zhdëmtim moral.

O pika moralit të kanabistëve dhe drogaxhinjve!

Janë zhytur kokë e këmbë në skandale e krime. Po ju dalin thuajse çdo ditë pisllëqet që bëjnë sheshit.

Europa na ka mbyllur dyert, ekskluzivisht prej Tij, qeverisjes më të keqe të mundshme.

Gënjen nga mëngjesi e deri në mëngjesin tjetër me paturpësi e pushtllëk.

Paguan një administradë të tërë vetëm për të shpifur, sharë e fyer cilindo që i kritikon! Paburrni tipike frikacakësh që fshihen me pseudonime.

Mashtron sa e ku mundet, pasi ka vënë të gjithë shtetin nën hyqmin e tij.

Shkel kushtetutën dhe ligjet e shtetit çdo ditë, dhe kërkon hesap të tjerëve pse flasin!

Drejton një (pu)shtet që vetëm dhunon liritë dhe të drejtat e njerëzve.

Ka mbyllur rruninetën e ushqimit të përditshëm me ekonomi krejt monopol dhe punësim politik.

Tani kërkon ti mbyllë dhe gojën njerëzve!

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit