Home Politike Presidenti rrëzon përsëri Ligjin-Pazar për Teatrin

Presidenti rrëzon përsëri Ligjin-Pazar për Teatrin

390
0
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta, duke folur gjate nje seance parlamentare, ku ka komentuar per akuzat e partise Demokratike ndaj tij ne lidhje me skandalin e CEZ. /r/n/r/nParliament Speaker Ilir Meta , speaks during a parliamentary session, which commented on the charges against his in connection with the scandal of CEZ.

Presidenti Ilir Meta ktheu dje për herë të dytë për shqyrtim në parlament ligjin për ndërtimin e Teatrit të ri Kombëtar në Tiranë ose siç quhet ndryshe, ligji për shembjen e Godinës së Teatrit. Ligji i miratuar vetëm me votat e Partisë Socialiste parashikon ndërtimin e godinës së re të Teatrit Kombëtar duke prishur objektin ekzistues, por prapë e fitonte firma Fusha, e paracaktuar nga kryeministri. Në kthimin e ligjit për herë të parë, Presidenti Meta rendiste nëntë arësye se përse ky ligj nuk mund të dekretohej. Mes të tjerash, kreu i shtetit argumentonte se projekti i qeverisë shkelte Kushtetutën, nuk lejonte garëtë ndershme dhe ligjore mes kompanive që do ndërtonin projektin, por bëhej ligj vetëm për një kompani të veçantë, nuk merrte parasysh Konventën Europiane për ruajtjen e pasurive historike dhe kulturore, si dhe binte ndesh me një sërë ligjesh të Shqipërisë. Praktikisht mazhoranca e kishte bërë ligjin vetëm për një njeri.
Partia Socialiste në Kuvend e mori në shqyrtim ligjin dhe vërejtjet e presidentit duke premtuar se do të kishte amendime serioze. Vetëm me një votim, PS pranoi dekretin e Presidentit që rrëzonte ligjin dhe votoi, po në një natë, disa amendime që në thelb ndryshonin emrin e ligjit dhe krijonin idenë se projekti i ri ishte i pranueshëm. Në fakt ndryshimi kryesor që i bën ligjit ishte se tashmë nuk saktësohej që ndërtimin e teatrit të ri do ta merrte firma “Fusha”, por hapej një garë edhe për kompanitë e tjera. Por ligji, gjoja i ri i qeverisë, vendoste një sërë kriteresh, ku prapë e fitonte firma Fusha. Me këto ndryshime PS pretendon se ka bërë një ligj modern, por në fakt ka harruar se ligji u shpall antikushtetues nga Presidenti për 9 arsye dhe jo vetëm për një arësye. Ndaj dje në dekretin e tij, kreu i shtetit ka theksuar se çështjet për të cilat u kthye ligji herën e parë janë ende tetë çështje në tavolinë të cilat përbëjnë një shkelje kushtetuese. “Veprimtaria e Kuvendit, është e pambështetur në ndonjë vlerësim tekniko-ligjor, për çështjet e ngritura nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij. Kuvendi ka votuar sërish një projekt të ri ligjor, të pajustifikuar dhe që në realitet nuk ofron asnjë zgjidhje për problematikat kushtetuese të konstatuara nga Presidenti i Republikës në dekretin e tij. Kuvendi, me miratimin e dekretit të Presidentit të Republikës, ka pranuar të gjitha arsyet që e shoqërojnë atë. Në këto kushte, do të duhej që Kuvendi ta rishqyrtonte në themel çdo çështje në mënyrë që, të gjitha konstatimet e Presidentit të gjenin zgjidhje kushtetuese, në funksion të interesit publik. Vendimmarrja e Kuvendit, ka shmangur shqyrtimin e 8 (

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Më shumë nga Politika

Më shumë nga Politika

Lajmet e Fundit

Te Fundit