Shkrimtari i shquar shqiptar Ismail Kadare ka vlerësuar jetën dhe veprën e Fatos Arapit si “nje jete dhe krijimtari dramatike te shtrire ne dy epoka” e cila sipas tij “do te jete e vecante dhe e cmuar ne kroniken e gjate te letersise shqipe”.
Mesazhi i plotë i Ismail Kadare:
“Pas ikjes se Dritero Agollit letersia shqipe i ka gjithmonë e më të vështira humbjet e tjera, të dhimbshme si kjo e Fatos Arapit.
Shkrimtar i rëndësishëm, me nje jetë dhe krijimtari dramatike të shtrirë në dy epoka, Fatos Arapi, mik dhe koleg i dashur, u bë pjesë e pandare e kalendarit letrar shqiptar të shekujve XX e XXI.
Dëshmia e tij artistike do të jetë e veçantë dhe e çmuar në kronikën e gjatë të letërsisë shqipë”.
Ismail Kadare
Tirane, 11.10.2018”.