Home Kryesore Basha në Kombinat: Rama riktheu në qeveri një hajdut me çizme!

Basha në Kombinat: Rama riktheu në qeveri një hajdut me çizme!

116
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, këtë të enjte është takuar me banorët dhe bizneset në Kombinat.

Nga aty ka hedhur akuza ndaj qeverisë, duke thënë se po e përdor rindërtimin për të vjedhur.

Rama riktheu në kabinet një hajdut me çizme dhe e bëri ministër rindërtimi. Rindërtimin e kanë parë simundësi që të vjedhin qytetarët. Një grup njerëzish jetojnë si sheikë bashkë me Ramën dhe me oligarkët e tij ndërsa shqiptarët vuajne. Jemi bashkuar nga e majta në të djathtë në koalicion, por fakt është bashkimi i të gjithë shqiptarëve ndaj dallaverexhinjve që tërmetin dhe pandeminë e përdorën për të vjedhë. U premtoj se qeverisja e ardhshme do të ketë ekspertët e duhur për ti dhënë fund qeverisjes së deri më tanishme. Ekspertët më të mirë do të menaxhojnë dhe fondet e BE.

Më 25 prill, ju do bëheni bashkë që këtë plan ta bëjmë realitet, për tu nxjerrë nga ky mjerim ku jeni futur për 8 vjet. Procesi i rindërtimit sipas asaj që u takon ju. Banesat dhe pronat aty ku i kemi pasur. Skema që iu lëvizin është për të vjedhur prona. Çoi 300 mijë e kusurë shqiptarë në azil. E dini 8 vite me rradhë sa keq ka qenë Shqipëria. Nuk premtoj mrekulli, Shqipërisë i duhet një qeveri normale”, ka thënë Basha.

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Me shume nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit