Home Kryesore Ilir Meta lë pa gjumë Edi Ramën!

Ilir Meta lë pa gjumë Edi Ramën!

172
0

Prej dy vitesh kryeministri Rama ka marrë gjithë pushtetet dhe ka bërë çka dashur me Shqipërinë. Duke mos patur opozitë në sallën e parlamentit, duke patur edhe krejt pushtetin lokal, pasi ka ngjitur pas vetes krejt pushtetin e grupëve të biznesit të madh dhe të grupëve kriminale që blejnë votat, kryeministri Rama mbetet shefi i qeverisë, ndër 30 vite, që ka uzurpuar gjithçka. Boll represiv ishte pushteti i PD-së ndër vitet 1922-1997, por asokohe kishte opozitë, kishte media të mëdha kombëtare që kundërshtonin dhe nuk bliheshin nga qeveria, kishte shoqeri civile, kishte ambasadorë të huaj me dinjitet që nuk merrnin dollarë kur hynin në zyrën e qeverisë; kurse sot kemi një qeveri që punon vetëm për 10 apo 12 biznesmenë të fuqishëm, kemi një kryeministër që bën çdo përpjekje për mandat të tretë duke e rrënuar demokracinë deri në kufinjtë e mbijetesës së pluralizmit. Ndaj shoqeria duhet të zgjohet duke shkuar në votime, pasi vetëm kështu mposhtet oligarkia dhe shpëtohet vendi nga ikja me vrap nga Shqipëria. Edi Rama ka një kundërshtar sot, përballë. E ka prej ditës kur opozita braktisi parlamentin, duke ia lenë fushën bosh kryeministrit, që po të ishte njeri normal do të kërkonte zgjedhje të parakohshme parlamentare për të rivendosur demokracinë parlamentare dhe për tu votbesuar në popull.

Por asgjë nuk bëri, përkundrazi fërkoi duart. Përballë i doli Ilir Meta, presidenti. Kreu i shtetit përdori mekanizmin kushtetues për ligjet antikushtetuese, bile kriminale, duke ia kthyer në Kuvend, por edhe shoqeruar në konferenca shtypi live ku njerëzit të merrnin vesh se çpo bën qeveria, pasi në lajmet e darkës nuk jepej asgjë, sepse mediat janë blerë nga kryeministri. Përveç kësaj Ilir Meta zbriti në terren duke folur hapur në emër të kryetarit të shtetit se pse kryeministri vepron në këtë mënyrë kriminale dhe kundër interesave popullore e kombëtare.

Kjo e acaroi aq shumë kryeministrin sa angazhoi gjithë taborret medatiake për të spostuar thelbin e akuzave publike të Presidentit të Republikës. Edi Rama ka vetëm një armik që është Ilir Meta, pasi ky e lë pa gjumë dhe ia prish ënderrën kryeministrore për tu bërë “mbret” pas 25 prillit.  Presidenti në përballjen me kryeministrin ka gjithë të drejtën kushtetuese dhe të Zotit ta ndalojë në revanshin e rrezikshëm, Edi Ramën, i cili frymëzohet dhe miklohet nga oligarkët dhe krimi elektoral. Ndaj Ilir Meta ka mbështetjen e hapur dhe me shkrim nga Komisioni i Venecias si dhe partnerët ndërkombëtarë që kanë prioritet demokracinë e jo pazaret momentale me qeverinë e Ramës.

Ilir Meta mund të ketë bërë plot gabime në jetën e tij politike, por në këtë betejë me Kryeministrin Rama ka mbështetjen e njerëzve të thjeshtë që nuk duan të shfrytëzohen nga 10 biznesmenë të mëdhenjë, ka përkrahjen e të rinjve që duan të punojnë e të jetojnë normalisht me djersën e tyre dhe jo të ikin nga Shqipëria. Ilir Meta e tregoi me 2 mars të vitit të kaluar se ku ishte mbështetja popullore, ndaj edhe në muajin prill pritet një miting përmbyllës “2 marsi” për ta ndaluar përfundimisht kryeministrin në dhunimin e demokracisë. Dhe do jetë miting për të mbetur në histori!

Ndaj Edi Rama sulmon në çdo orë të ditës e natës Ilir Metën.

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Me shume nga Kryesore

Me shume nga Kryesore

Lajmet e Fundit

Te Fundit