Home Teknologji “Google” ndalon shitjen e reklamave të bazuar në shfletimin e internetit

“Google” ndalon shitjen e reklamave të bazuar në shfletimin e internetit

48
0

Kompania “Google” do të ndalojë shitjen e reklamave të bazuar në shfletimin e përdoruesve në faqe të ndryshme në internet, në atë që konsiderohet si një lëvizje e aftë të shpejtojë revolucionin në industrinë e reklamave dixhitale.

“Alphabet” nuk do të përdorë dhe investojë më në teknologjitë e gjurmimit, që identifikojnë përdoruesit e internetit ndërsa lëvizin nga një faqe në tjetrën”, raportoi “Wall Street Journal”.

“Nëse reklamimi dixhital nuk evoluon për të adresuar frikën në rritje të njerëzve në lidhje me privatësinë dhe përdorimin e identitetit personal, rrezikon të ardhmen e një interneti falas dhe të hapur”, theksoi “Google”.

“Mbajtja e një interneti të hapur dhe të arritshëm nga të gjithë kërkon që të gjithë ne të bëjmë një përpjekje shtesë për të mbrojtur privatësinë dhe kjo do të thotë t’i japim fund jo vetëm cookie-ve të palëve të treta, por edhe çdo teknologjie të përdorur për të gjurmuar individë ndërsa ata kërkojnë në internet”, tha David Temkin, drejtori i Menaxhimit të Produkteve, Privatësisë, Reklamave dhe Besimit në “Google”, në një postim në blogun Mountain View.

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Më shumë nga Teknologjia

Më shumë nga Teknologjia

Lajmet e Fundit

Te Fundit