Home Bota Itali, 354 viktima nga COVID-19 njofton Ministria e Shëndetësisë italiane

Itali, 354 viktima nga COVID-19 njofton Ministria e Shëndetësisë italiane

45
0

Ministria e Shëndetësisë italiane njofton, se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 15.267 raste të reja, ndërsa janë shënuar 354 viktima.

Aktualisht në Itali janë 243 pacientë në njësinë e kujdesit intensive. Në të gjithë vendin janë 530,357 persona të infektuar, ndërsa të shëruar që prej fillimit të pandemisë janë 2.605,538 persona.

Në Itali kanë hyrë në fuqi dhe masat kufizuese,  të cilat do të zgjasin deri pas festës së Pashkëve. Baret dhe restorantet janë mbyllur, ndërsa hapur mbesin supermarketet, furrat e bukës, farmacitë, stacionet e karburantit dhe disa aktivitete të tjera biznesi.

Shkollat janë mbyllur në të gjitha rajonet e konsideruara zona të kuqe, ndërsa në ato portokalli, mësimi zhvillohet me alternime./ Opinion.al

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Më shumë nga Bota

Më shumë nga Bota

Lajmet e Fundit

Te Fundit