Home Shendet Studimi/Arsenik dhe plumb në ushqimet e fëmijëve

Studimi/Arsenik dhe plumb në ushqimet e fëmijëve

37
0

Metale të rënda si si arseniku dhe plumbi  janë gjetur në shumë ushqime për fëmijë, përfshirë edhe ato që në etiketë cilësohen si organike.

Është ky rezultati i një studimi të kryer në SHBA , ku nënkomiteti i dhomës së përfaqësuesve kërkoi të dhëna nga shtatë kompani të të ushqimit për fëmijë, pasi një organizatë jofitimprurëse e quajtur “Healthy Babies Bright Futures” publikoi rezultatet e testeve të kryera mbi ushqimin për fëmijë në vitin 2019.

Vetëm katër nga kompanitë ushqimore në kuadër të hetimit., kanë ndarë të dhënat e tyre me komitetin, sipas agjencisë Anadolu .

Ekspertët kanë konstatuar që substancat kimike si arseniku dhe plumbi gjendeshin  midis vitaminave dhe mineraleve të shtuara në ushqimin e fëmijëve.

Michael Hansen, një ekspert i lartë në organizatën joqeveritare Consumer Reports, deklaroi se është i shqetësuar për mënyrën se si mbetjet toksike në ushqim mund të dëmtojnë zhvillimin e foshnjave, truri i të cilave është në zhvillim e sipër, dhe se simptoma si probleme të sjelljes mund të vërehen në të ardhmen.

Hansen këshilloi prindërit të zgjedhin fruta dhe perime të papërpunuara në dietën e fëmijëve të tyre.

Nga ana tjetër, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) tha se ekspozimi ndaj kimikateve në produktet ushqimore është marrë në konsideratë dhe se prodhuesit e ushqimit për fëmijë kanë bërë përparim në zvogëlimin e arsenikut.

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit