Home Shendet Shifrat e të prekurve nga virozat, më të ulëtat në 130 vite

Shifrat e të prekurve nga virozat, më të ulëtat në 130 vite

41
0

Ndërsa bota është duke luftuar me pandeminë e shkaktuar nga Covid 19, një studim i kryer së fundi ka vënë re se krahasuar me vitin e kaluar, këtë vit janë prekur nga gripi dhe virozat stinore 95% më pak e personave.

Kjo e dhënë shënon nivelin më të ulët të personave të prekur nga gripi në 130 vitet e fundit.

John Mccauley, drejtor i qendrës për referencë dhe hulumtim mbi gripin në Organizatës Botërore të Shëndetit tha se herën e fundit që ka pasur të dhëna për nivele kaq të ulëta të të infektuarve dhe vdekje nga gripi ishte para pandemisë së gripit në vitet 1889- 1890. Profesori Martin Marshall, kryetar i Kolegjit Mbretëror të Mjekëve të Përgjithshëm tha për  “The Sunday Times” se masat mbrojtëse për të luftuar Covid-19 ka mundësi të jenë arsyeja kryesore e zhdukjes së gripit./Opinion.al

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Më shumë nga Shendeti

Më shumë nga Shendeti

Lajmet e Fundit

Te Fundit