Home Ekonomi Ekonomia britanike tkurret më pak sesa pritej në janar, tregtia goditet nga...

Ekonomia britanike tkurret më pak sesa pritej në janar, tregtia goditet nga Brexit

79
0

Ekonomia e Britanisë u tkurr me më pak sesa pritej në janar ndërsa në vend u rivendos një bllokim i koronavirusit. Të dhënat zyrtare treguan se tregtia me Bashkimin Europian u godit rendë në fillimin e marrëdhënies së re tregtare, pas Brexit.

Prodhimi i brendshëm bruto në janar ishte 2.9 për qind më i ulët se në dhjetor, sipas Zyrës për Statistikat Kombëtare (ONS).

Ekonomistët e anketuar nga Reuters kishin pritur një tkurrje prej 4.9 për qind.

Ekonomia e Britanisë ka të ngjarë të tkurret me 4 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, kryesisht për shkak të bllokimit të fundit, por edhe për shkak të përçarjes së shkaktuar nga rregullat e reja, pas Brexit për tregtinë me Bashkimin Evropian, tha Banka e Anglisë muajin e kaluar.

Të dhënat e ONS treguan se eksportet dhe importet nga Britania drejt Bashkimit Europian ranë, por institucioni i Statistikave tha se një ndryshim në mënyrën e mbledhjes së shifrave po shkaktonte një vonesë të disa të dhënave.

Eksportet e mallrave në BE, duke përjashtuar arin dhe metalet e tjerë të çmuar, ranë me 40.7%. Ndërsa importet ranë me 28.8%.

Shumë kompani sollën importet e mallrave në fund të vitit të kaluar për të shmangur rrezikun e përçarjes së kufirit pasi marrëdhënia e re tregtare Britani-BE filloi në fillim të vitit 2021 dhe flukset e tregtisë globale janë goditur nga pandemia e koronavirusit.

ONS tha se shifrat e përgjithshme të PBB-së u goditën rëndë nga ndikimi i rregullave të distancës sociale në sektorin e madh të shërbimeve të Britanisë.

“Ekonomia mori një goditje të dukshme në Janar, megjithëse më e vogël se sa pritej, shitjet me pakicë, restorantet, shkollat dhe parukeritë, të gjitha të prekura nga bllokimi i fundit,” tha Jonathan Athoë, një statisticien i ONS.

“Prodhimtaria gjithashtu pa rënien e saj të parë që nga prilli me prodhimin e makinave duke rënë ndjeshëm. Sidoqoftë, rritjet në shërbimet shëndetësore si nga përdorimi i vaksinave, ashtu edhe nga testimi i shtuar, pjesërisht kompensojnë rëniet në industri të tjera.

Ekonomia e Britanisë u tkurr me 1.7% në tre muaj deri në janar. Ekonomia ishte 9.2% më e vogël se në janarin e vitit të kaluar, treguan statistikat.

Kryeministri britanik Boris Johnson planifikon të lehtësojë gradualisht kufizimet e koronavirusit para se të heqë shumicën e tyre deri në fund të qershorit.

Rritja e ekonomisë në muajt e ardhshëm ka të ngjarë të nxitet me tej, pas njoftimit të ministrit të financave Rishi Sunak javën e kaluar, i cili tha se do të injektojë edhe 65 miliardë paund në ekonomi, duke përfshirë një zgjerim të skemës së tij në mbrojtjen e vendeve të punës./Reuters

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Më shumë nga Ekonomija

Më shumë nga Ekonomia

Lajmet e Fundit

Te Fundit