Home Webtv Mesazhi për g...

Mesazhi për gratë, Basha: Ju jeni forca e ndryshimit

11
0

Një mesazh të fortë kreu i PD-së, Lulzim Basha e ka edhe për gratë shqiptare. Përmes një videospoti të publikuar në facebook, teksa shfaqet në oborrin e selisë blu me të gjitha kandidatet zonja për deputete, Luzim Basha thekson se “Qëllimi ynë është të sigurojmë një jetë më të mirë për çdo grua në Shqipëri. Që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë”.

Mesazhi i plotë

Gratë janë forca e ndryshimit që kërkon Shqipëria. Qëllimi ynë është të sigurojmë një jetë më të mirë për çdo grua në Shqipëri. Që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë. Bashkë për ndryshimin!
Voto 9, Partia Demokratike!

Më thonë se çdo fushatë ka nevojë për një reklamë me në qendër gruan. Ku flitet për për rëndësinë e saj etj. etj. Kështu bëjnë të gjithë. Por nuk ka pse të jetë kështu.

Unë jam bashkëshort dhe babai i dy vajzave të mrekullueshme. Une i njoh mirë dhe i respektoj ëndërrat dhe ambiciet tuaja, gjysmës më të mirë të shoqërisë.

Ndaj nuk ju kam përdorur kurrë si fasadë apo si numër. Ju jeni forca e ndryshimit që kërkon Shqipëria. Qëllimi ynë është të sigurojmë një jetë më të mirë për çdo grua në Shqipëri. Që fëmijët tanë të kenë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë.

Bashkë për ndryshimin!

Voto 9, Partia Demokratike!

Lajmet Kryesore

MË TË LEXUARAT

Më shumë nga WebTV

Më shumë nga WebTV

Lajmet e Fundit

Te Fundit